Haradinaj: Ushtria e Shqipërisë është edhe e jona

Haradinaj: Ushtria e Shqipërisë është edhe e jona

Ramush Haradinaj është shprehur i shqetësuar për pengesat që po hasë formimi i Ushtrisë së Kosovës. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thënë se Kosovës i duhet ushtria e saj, edhe pse sipas tij “edhe ushtria e Shqipërisë është edhe e jona”.

Haradinaj, gjatë një takimi me qytetarët e Podujevës, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të kthejnë vëmendjen tek marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Insajderi.

“Amerikanët t’i kthehen marrëdhënieve shqiptaro-serbe, dhe ti normalizojnë këto marrëdhënie. Serbia po blen raketa, po e forcon ushtrinë e saj, e ne nuk po mundemi ta themelojmë ushtrinë tonë. Edhe ne e duam ushtrinë tonë, edhe pse e kemi ushtrinë e Shqipërisë, sepse edhe ajo është e jona”, ka thënë Haradinaj.

I pari i AAK-së disa ditë më parë deklaroi se territori i Kosovës do të zgjerohet deri në Nish të Serbisë.

Pas kësaj deklarate të Haradinajt, reaguan edhe zyrtarët e lartë të shtetit serb, përfshirë zëvendëskryeministri Nebojsha Stefanoviq dhe kryediplomatin Ivica Daçiq. /Insajderi.com