Haradinaj vizitë në Karaçevë: Institucionet mos të lejojnë më provokime të tilla

Haradinaj vizitë në Karaçevë: Institucionet mos të lejojnë më provokime të tilla

Kryetari i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar fshatin Karaçevë të komunës së Kamenicës, pas provokimit të djeshëm nga ana e xhandarmërisë serbe, të cilët po patrullonin në këtë fshat, njofton Insajderi.

Ai së bashku me nënkryetarin e kësaj komune, Faton Jakupin, ka dalë në këtë fshat prej ku ka kërkuar nga institucionet e sigurisë në Kosovë që të mos lejonë provokime të tilla dhe të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët.

Këtë Haradinaj e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se kanë biseduar edhe me banorët e zonës.

“Sot në Karaçevë, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Kamenicës z. Faton Jakupi. Vizituam fshatin dhe biseduam me banorët e zonës pas provokimit të fundit të xhandarmërisë serbe. Institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët dhe mos të lejojnë më provokime të tilla”, ka shkruar ai. /Insajderi.com/

Sot në Karaçevë, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Kamenicës z. Faton Jakupi.
Vizituam fshatin dhe biseduam me…

Posted by Ramush Haradinaj on Saturday, August 8, 2020