Haradinaj viziton disa bashkë-luftëtarë

Haradinaj viziton disa bashkë-luftëtarë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar disa bashkë-luftëtarë të tij në Ozdrim.

“Me këtë rast kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut në çështje kombëtare për familjen Elshani, medalje që në emër të familjes e pranoi Qerim Elshani”, tha Haradinaj.

Ramush Haradinaj ka kandiduar në këto zgjedhje për postin e presidentit.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mori pak më shumë se 7% e votave. /Insajderi.com