Kryetari i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakrën e Lybeniqit,
Më 25 maj të vitit 1998 në këtë vend u vranë dhe u masakruan 80 banorë të fshatit nga forcat serbe, ndër ta edhe një fëmijë dy vjeçar.
“Sot në Lybeniq, ku dhimbja është e gjallë. Muhamet Ukshinaj ishte vetëm dy vjeçar!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Gjenocidi i kryer në këtë vendbanim ndaj popullsisë se pafajshme shqiptare më 25 maj 1998 dhe më 1 e 7 prill 1999, është njëri nga krimet me të mëdha që kanë kryer forcat policore, paraushtarake e ushtarake serbe në Kosovë. /Insajderi.com