
Kandidati për kryeministër i koalicionit PAN, njëherësh edhe lider i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka vizituar sot varrin e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Haradinaj e ka quajtur Rugovën arkitekt të pavarësisë së Kosovës.
“Në nderim të Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, arkitektit të pavarësisë së Kosovës dhe prijësit të lëvizjes për liri e demokraci”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ai ka thënë për ish-presidentin se vizioni i tij do të jenë frymëzim për ndërtimin e shtetit të Kosovës, të ardhmes së tij të sigurt në miqësi të përhershme me SHBA-të, dhe e barabartë me kombet e tjera në botë.
“I përjetshëm kujtimi për Presidentin Rugova”, ka përfunduar Haradinaj.