Haradinaj: Vota e shqiptarëve përcaktuese në zgjedhjet e Malit të Zi

Haradinaj: Vota e shqiptarëve përcaktuese në zgjedhjet e Malit të Zi

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se vota e shqiptarëve në Malin e Zi e përcakton orientimin e politikës të Malit të Zi në katër vitet e ardhshme.

Në një postim në Facebook, Haradinaj, ka thënë se në këtë orë para mbylljes së vendvotimeve, shqiptarët duhet ta shfrytëzojnë të drejtën e votimit, njofton Insajderi.

“Është e rëndësishme për interesat tona kombëtare që vota shqiptare të hudhet në kutitë e votimit. Sot, ju vendosni jo vetëm për fatin tuaj, por edhe përcaktimin e politikës së Malit të Zi në katër vitet e ardhshme”, ka thënë ndër tjerash Haradinaj. /Insajderi.com

 

Të nderuar bashkëkombasJanë orët e fundit para se të mbyllen vendvotimet në Malin e Zi.Është e rëndësishme për…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Sonntag, 30. August 2020