Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar për partinë e tij me rastin e 21 vjetorit të themelimit të AAK-së, njofton Insajderi.
Haradinaj tha se brezi i ri politik në AAK veproi bashkë me qytetarët dhe me Kosovën nëpër sfidat e lirisë deri në pavarësinë e vendit dhe se vazhdon të veprojë edhe sot për Kosovën me një ekonomi të fortë, të sigurtë, anëtare të NATO-s të prirë nga Amerika e gjithashtu anëtare të OKB-së.
“Aleanca dallon nga partitë e tjera, për faktin jo vetëm se i artikulon bukur interesat e Kosovës por edhe i realizon ato. Vulën e Aleancës, e kanë shumë të arritura të Kosovës që nga liria, infrastruktura bazike, rifillimi i jetës në Kosovë, qeverisjes komunale, shërbimeve për qytetarë në çdo kohë dhe me respekt. Vulën e Aleancës, e kanë shumë të arritura të Kosovës që nga liria, infrastruktura bazike, rifillimi i jetës në Kosovë, qeverisjes komunale, shërbimeve për qytetarë në çdo kohë dhe me respekt. Vulën e Aleancës e kanë edhe krijimi i ministrive të para të drejtësisë dhe rendit publik në vitin 2005. Po ashtu vulën e Aleancës e kanë të gjitha proceset e angazhimit të Kosovës deri në pavarësi, ndërsa në qeverisjen e dytë, vulën e Aleancës e kanë të gjitha punët që janë sot themel i shtetit tonë”, ka thënë Haradinaj në organizimin e sotëm në Gërmi.
“Ne vendosëm vet, nuk dialoguam me Serbinë, vendosëm vet për taksën dhe reciprocitetin, vendosëm vet për sovranitetin tonë duke mbrojt ekonominë e Kosovës. Ne vendosëm vet për Ushtrinë e Kosovës e cila me mandat kushtetues mbron Kosovën në gjithë territorin e saj. Ne vendosëm vet për Trepçën, ne vendosëm vet për pavarësimin energjetik. Vulën e Aleancës e kanë edhe aktet që dikur e edhe sot çmohen nga të gjithë: dorëheqja e parë e kryeministrit të qeverisë së vendit, ashtu edhe dorëheqja e dytë, përballja me dinjitet para aktakuzave me Tribunalin ndërkombëtar dhe pafajësia e pastërtia e Luftës së UÇK-së”.
“Ne do të vazhdojmë të veprojmë, të punojmë, ndërsa të tjerët do të vazhdojnë t’i flasin punët tona. Vulën e Aleancës e ka edhe Ligji për Pagat, që ende po mbahet pezull si i tillë. Vulën e Aleancës e ka Ligji për Kryeqytetin, Implementimi i Ligjit për Obiliqin. Vulën e Aleancës e ka edhe rikthimi i prodhimit energjetik në KEK, e edhe shumë punë të tjera në arsim, shëndetësi, kulturë, por, ajo që është me rëndësi, vulën e Aleancës e ka gjithmonë qytetari i vendit i cili çdo herë mund të llogaris në ne, si në kohën e refuzimit të Planit 6 pikësh të Ban Ki Munit, si në kohërat e vështira të sotme, të përballjes me “non papers”, shtoi Haradinaj. /Insajderi.com