Haradinaj zbulon bisedën me komedianët rus – thotë se ata janë agjentë

Haradinaj zbulon bisedën me komedianët rus – thotë se ata janë agjentë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka folur për komedianët rus të cilët po komunikojnë përmes telefonit me zyrtarë të lartë të shteteve të ndryshme.

Haradinaj ka thënë ata nuk janë komedianë por agjentë rusë që mirren. Ai ka thënë se biseda me ta ishte shumë e këndshme dhe se prej tyre ka kërkuar që shtetet e tjera ta njohin shtetin e Kosovës.

“Ata kanë teknologji, mujnë me hy në numrin e tjetrit dhe e thirrin prej numrit tjetrit. Ata më thanë çka donë prej neve, ju thashë a ban me ju thanë tjerëve me e njoftë Kosovën”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për T7.