
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar se ka insistuar në Berlin që Kosova i ka kryer të gjitha obligimet me respektimin e pakos së Ahtisarit.
Ka thënë se Kosova nuk do të vrapojë pas Serbisë, për shkak se sipas tij Kosova nuk i ka asnjë obligim ndaj saj.
Ai ka thënë se këto fjalë ua ka thënë të gjithëve në Berlin.
“Unë kam investua në kompromis, unë e kam bë. Ka pas ai [Serbia v.j] që ka ardhë në Këshill të Sigurimit dhe i ka rrejt krejt. Ka qenë edhe rusi. I ka rrejt krejt nuk ka ardh dhe nuk e ka thënë atë fjalën po, ne po e presim atë po”.
“Kur e ka të gatshme le ta thotë, pse po u dashka me ra copë për ta”, ka deklaruar ai në Debat Plus në TV Dukagjini.
Ai ka thënë se me të gjithë ka qenë i qartë sa i takon fazës së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Eksplicit qashtu qysh po e them e kam thanë edhe në Berlin. E keni pru punën me e mohu edhe krimet që i kanë bërë. Janë mbi 10 mijë njerëz të mbytur një gjeneratë, nuk kemi më çka. Fjalën kompromis mund ta përdorni, Ahtisarin e kemi kry”.
“Serbët e Kosovës i respektoj e foli edhe gjuhen e tyre, por Serbisë nuk i kam borxh asgjë”, ka deklaruar Haradinaj.