Ramush Haradinaj: Kosovën 100% e bëjmë bashkë

Ramush Haradinaj: Kosovën 100% e bëjmë bashkë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se vetëm bashkë mund ta bëjmë Kosovën 100% bashkë.

Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se “është nder dhe krenari që ja kemi dalë bashkë deri këtu”.

Ai ka shkruar se vrullin e shtetndërtimit nuk ka kush e ndalë, deria ka postuar edhe një video.

Ja shkrimi i plotë dhe video nga Haradinaj:

“Rrugëtimi jonë nuk ka qenë i lehtë. Është nder dhe krenari që ja kemi dal bashkë deri këtu.
Kosova, është përballur me agjenda nga të lloj llojshmet dhe rreziqe të shumë natyrave, por ka pasur edhe vullnetin e pashoq të qytetarëve të saj që atdheun e tyre ta çojnë një hap tutje drejt të ardhmes që na takon.
Prej Trepçës e deri tek taksa, prej kufirit e deri tek ushtria, prej mirëqënies së mësuesit e deri tek frymëzimi i mjekut, prej Prishtinës me ligj e deri tek Prizreni e Gjakova me zona ekonomike e parqe inovative, prej tejkalimit të problemeve energjetike e deri tek kthimi i tokave të komunave, janë dhe shumë punë tjera të kryera e që neve na shtyejnë që më tutje të vazhdojmë t’i kryejmë obligimet tona me dinjitet.
Vrullin e shtetndërtimit nuk ka kush na e ndalon. Kapacitetet tona për veprim nuk shterrojnë, janë energji që do na çojnë atje ku menduam, atëherë kur u betuam për atdhe.
Populli im më ruajti krahët në çdo betejë e sukses, ja u kam për borxh vetëm juve.
Kosovën 100% e bëjmë bashkë.”

Kosovën 100% e bëjmë bashkë

Rrugëtimi jonë nuk ka qenë i lehtë. Është nder dhe krenari që ja kemi dal bashkë deri këtu.Kosova, është përballur me agjenda nga të lloj llojshmet dhe rreziqe të shumë natyrave, por ka pasur edhe vullnetin e pashoq të qytetarëve të saj që atdheun e tyre ta çojnë një hap tutje drejt të ardhmes që na takon.Prej Trepçës e deri tek taksa, prej kufirit e deri tek ushtria, prej mirëqënies së mësuesit e deri tek frymëzimi i mjekut, prej Prishtinës me ligj e deri tek Prizreni e Gjakova me zona ekonomike e parqe inovative, prej tejkalimit të problemeve energjetike e deri tek kthimi i tokave të komunave, janë dhe shumë punë tjera të kryera e që neve na shtyejnë që më tutje të vazhdojmë t’i kryejmë obligimet tona me dinjitet.Vrullin e shtetndërtimit nuk ka kush na e ndalon. Kapacitetet tona për veprim nuk shterrojnë, janë energji që do na çojnë atje ku menduam, atëherë kur u betuam për atdhe.Populli im më ruajti krahët në çdo betejë e sukses, ja u kam për borxh vetëm juve.Kosovën 100% e bëjmë bashkë.FalemnderitI juaji, RH

Gepostet von Ramush Haradinaj am Mittwoch, 4. September 2019