![Haraqija habitet me durimin e Mustafës: Si e ka duruar Vetëvendosjen deri në këtë nivel](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/01/haraqija2-780x439-e1578428585475-730x440.jpg)
Ish-ministri i Kulturës nga radhët e LDK-së, Astrit Haraqija ka thënë se ndjehet i habitur nga sjellja e LDK-së në raport me Vetëvendosjen.
Haraqija, në “Debat Plus”, ka thënë se LDK-ja ka qenë mjaft e durueshme në raport me Vetëvendosjen.
“Jam çuditur në shumë raste se si zoti Mustafa ka duruar Vetëvendosjen deri në këtë nivel. Vjosa Osmani ka deklaruar se i kanë lutur të presin edhe një javë para se ta zgjidhnin kryetarin e Kuvendit, por ata nuk kanë pasur guxim që të presin edhe një javë”.
Ai ka thënë se Vetëvendosje me 29 deputetë asnjë siguri nuk mund t’i jep LDK-së se do ta zgjedhin presidentin.
“Për zgjedhjen e presidentit duhen edhe vota nga subjekte të tjera”.
Ish-Ministri i Kulturës nga radhët e LDK-së thotë se Albin Kurti nuk ka guxim e as siguri për të drejtuar qeverinë.
“Zoti Kurti nuk është i interesuar për të qeverisur dhe ai në çdo moment është munduar të ia hedh topin LDK-së”, tha Haraqija.