Ish-anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Astrit Haraqija ka thënë se i nominuari i koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj, do ta formojë qeverinë e ardhshme të Kosovës.
Haraqija ka thënë se marrëveshja për qeverinë e re tanimë është e kryer, dhe se do të udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.
“Kjo punë është e kryer, zoti Haradinaj do të jetë kryeministri i ri. Por, nuk e di se kur do të bëhet qeveria”, ka thënë Haraqija, për Rrokum TV.
Ndërkaq, Haraqija ka thënë se vetëm 15 deputetë të zgjedhur të LDK-së kanë gjak rugovisti.
“Unë besoj që mbi 15 deputetë kanë gjak rugovistë. Megjithatë LDK-ja është e fortë, është e sigurt dhe i nevojitet Kosovës”, ka thënë Haraqija. /Insajderi.com