
Anëtari i LDK-së, nga dega e kësaj partie në Gjakovë, Astrit Haraqija, nuk ka kursyer fjalët për kryetarin e partisë, Isa Mustafa, pas deklarimit të sotëm për qëndirmet e deputetes Teuta Rugova.
Haraqija përmes një statusi në Facebook, ka thënë se Mustafa nuk ka të drejtë fare të flasë, pasi që sipas tij ai është personi që ka shkatërruar LDK-në dhe që i ka rënë në prehër, presidentit Hahsim Thaci.
“Opa, opa shoku Isa paska thënë se Teuta duhet me mbledhë mend se votat i paska prej partisë tij. Por ti shoku Isë partinë e babës se Teutës e bone pikë e pesë, por ti kundër SHIK-ut e preve Fatmir Sejdiun dhe erdhe në krye të partisë, po ti ke që ra n’prehen te Hashimit dhe aty përfundove”, ka shkruar Haraqija.
“Ama bash hiq bre ski drejt me fol. Se ti as vet s’e din ende me cilën parti je, a je LKJ, PREK etj”.
“A ki pa atë kuizin në portokalli…KOHA JOTE MBAROI”.
Mustafa sot pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së ka thënë se Teuta Rugova duhet të përcaktohet se me kënd është.