Haraqija: Osmani u gëzua me shume se VV-ja për fitoren e Bulliqit

Haraqija: Osmani u gëzua me shume se VV-ja për fitoren e Bulliqit

Ish Ministri i Kulturës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Astrit Haraqija, ka thënë se partia ku ai bën pjesë duhet të mblidhet dhe të analizojë mirë situatën në të cilën gjendet, njofton Insajderi.

Në emisionin Pressing, ai ka thënë se LDK-ja nuk duhet të sjellë parashutistë brenda partisë duke aluduar në Vjosa Osmanin.

Haraqija është shprehur më pas se Osman i është gëzuar fitores së Vetëvendosjes në zgjedhjet komunale në Podujevë më shumë se vetë Vetëvendosja.

“LDK-ja duhet të bëjë vetëkritikë, nuk duhet me pru parashutistë. Duke filluar nga zonja Osmani. Ma shumë u gëzuar ajo që ka fituar Vetëvendosja sesa Vetëvendosja vetë”.

Nuk është problem i imi ky, ky është problem i zotit Mustafa që është kryetarit të partisë. Mua  kur më ka mund zotri Mustafa jam tërhequr, nuk e kam kallur shtëpinë. Prandaj po them parashutiste”./Insajderi.com