Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje që të fillojë mocioni ndaj qeverisë së Albin Kurtit.
Në seancën e sotme të Kuvendit, ai tha se opozita është duke u ndalur për këtë mocion gjë që i ka kritikuar partitë tjera opozitare.
“A ka dikush në Kosovë dhe në këtë sallë që nuk e di se kanë filluar ndëshkimet ndaj Kosovës? Nëse kemi humbur besimin nëse kanë filluar ndëshkimet, a forcohet Kosova përballë bandave në veri dhe përballë Serbisë. Me ndëshkim dhe me besim të humbur nga ata që na kanë ndihmuar a jemi më të fortë apo më të dobët?”
Haradinaj tha se nga mocioni përfiton vetëm Kosova.
“Pse ju lutem ka hezitime për mocion? Ku është problemi? Ku e keni problemin të gjithë ju që hezitoni për mocion? Jemi duke u dobësuar, pse nuk po keni guxim secili me dalë më thënë, po e votoj mocionin. Çfarë është duke ndodhur tek opozita? Pse po mendoni se kush përfiton nga mocioni? Vetëm një përfiton që është Kosova”, ka thënë tutje Haradinaj.