“Harrojini të dorëhequrit, janë shpirta të vdekura”

“Harrojini të dorëhequrit, janë shpirta të vdekura”

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti ka thumbuar të dorëhequrit nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilët sot kanë formuar grupin e “Deputetëve të Pavarur”.

Ajo, 12 ish-deputetët e LVV-së i ka quajtur “shpirta të vdekur”, teksa ka cituar një mik të sajin.

“Siç më tha një shok, lexues i Gogolit: harrojini të dorëhequrit, janë shpirta të vdekura”, ka shkruar Kurti.

Kërkesa e Dardan Sejdiut e nënshkruar sot nga 12 deputetë për të formuar Grupin Parlamentar me emrin “Grupi i Deputetëve të Pavarur”, është pranuar nga Administrata e Kuvendit të Kosovës.

Kërkesa është nënshkruar nga deputetët: Aida Dërguti, Visar Ymeri, Faton Topalli, Fisnik Ismaili, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Dardan Sejdiu, Frashër Krasniqi, Dardan Molliqaj, Besa Baftiu, Salih Salihu dhe Shqipe Pantina.

Ndërsa, kryetar i këtij grupi do të jetë Dardan Sejdiu.