Hasani: Asociacioni duhet të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë

Hasani: Asociacioni duhet të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, thotë se për Kosovën do të ishte mirë që çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të përfshihet në marrëveshjen finale me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve.

Ai thotë se çështja e kompetencave ekzekutive në marrëveshjen për formimin e Asociacionit “është një mit I krijuar nga joprofesionistët”.

Hasani në Interaktiv tha se në aktgjykimin e Kushtetueses në lidhje me këtë marrëveshje, nuk përmendet askund fjala kompetencë ekzekutive.

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe

“Askund nuk e përmend Kushtetuesja fjalën kompetencë ekzekutive në aktgjykimin e saj. Kjo është një mit që është krijuar nga laikët, nga një komunitet që s’e ka profesion. Nuk gjendet në aktgjykim asnjë fjalë e tillë”, ka thënë ai.

“Lehtësuesit të dialogut duhet t’i thuhet se këtë punë nuk guxon askush ta bëjë dhe se duhet të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. Ne i nxjerrim kërkesat tona, si të zhdukurit e të tjerat dhe kështu të bëhet pjesë e procesit gjithëpërfshirës. Nëse vazhdohet si me tabela, procesi do të bëhet jo teknik, por stërtenik dhe e bën Kosovën konflikt të ngrirë”, shtoi më tej ai.

Së fundmi është rritur presioni mbi Qeverinë e Kosovës për të krijuar Asociacionin, i cili buron nga Marrëveshja e vitit 2013 e firmosur në Bruksel.

Kjo Marrëveshje, në shumë pika të saj ishte shpallur anti-kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese. /Insajderi.com