Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka deklaruar se deputetët kanë obligim kushtetues që të qëndrojnë në sallë kur të votohet presidenti, transmeton Insajderi.
“Nëse nuk qëndrojnë në sallë nuk flitet për përgjegjësi penale, por është një përgjegjësi kushtetuese të qëndrojnë në sallë”, tha ai në “Debat Plus”.
Hasani shtoi se në Kuvendin e Kosovës ka pasur edhe rrahje por përgjegjësia në këtë rast ka qenë politike.
“Formimi i institucioneve është përgjegjësi kushtetuese. Njerëzit duhet të qëndrojnë në sallë dhe të kryejnë detyrat e tyre”, ka thënë ai.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës thotë se standardi është që në fillim të konstituohet Kuvendi e më pas të zgjidhet presidenti. /Insajderi.com