Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka quajtur “Teatër të absurdit” situatën me listat zgjedhore për deputetë dhe kandidatët e pacertifikuar, transmeton Insajderi.
Hasani thotë se votuesit gabojnë nëse hedhin votë për kandidatët që iu është ndaluar garimi në zgjedhje e të cilët potencialisht nuk do të tërhiqen nga listat.
“Ata që kanë ndërmend të votojnë për Lëvizjen Vetëvendosje gabojnë nëse votojnë në atë mënyrë. Vendet që ngelin si numra pa emër nëse rrethohen ai votim është i pavlefshëm”, është shprehur Hasani, raporton KK.
“Ata që mendojnë se do të votojnë për LVV nuk duhet ta bëjnë një gjë të tillë. Sipas ligjit në fuqi ato vota në rrethana tjera do të shkonin si vota të pavlefshme. Ajo votë konsiderohet jovalide për të dyjat (partinë dhe kandidatët). Nëse gabohet në cilëndo qoftë prej tyre vota anulohe. Është gabim të rrethohet numri i cili nuk ka kandidat”, thotë tutje ai. /Insajderi.com