Hasani: Kërkesa e VV-së për ta dërguar votën e Etem Arifi në Gjykatë Kushtetuese, jo profesionale

Hasani: Kërkesa e VV-së për ta dërguar votën e Etem Arifi në Gjykatë Kushtetuese, jo profesionale

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur rreth vendimit potencial të kësaj gjykate dhe efekteve të tij në lidhje me votën e deputetit Etem Arifi për Qeverinë Hoti, njofton Insajderi.

Më emisionin Interaktiv,  Hasani ftesën e Gjykatës Kushtetueses për KQZ-në, ai e ka quajtur të gabuar, duke e quajtur edhe jo profesionale kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për ta çuar në Kushtetuese çështjen e mandatit të Arifit.

“Nga aspekti profesional, mendoj që kërkesa e Vetëvendosjes ka defekte serioze sa i përket edhe identifikimit të palëve si palë në procedurë. Ishte vendimi i Kuvendit me kërkesë vërtetimi nëse deputeti ka pasur mandat, mendoj që është gabim edhe në kërkesë që me emër të personalizohet ish-deputeti i Kuvendit. Në këto çështje nuk shtrohet vlerësimi i anës morale të votës së tij e as vlerësimit të votës së tij si e tillë”.

Hasani ka folur edhe për përfshirjen e Komisionit Qendror Zgjedhor, në krye me Valdete Dakën si palë për t’i dhënë argumentet e veta lidhur me çështjen e votës së Arifit.

“Unë mendoj që, ftesa për KQZ-në si palë e afektuar është e gabuar dhe involvimi i KQZ-së nuk është dashur të bëhet sepse pozita e KQZ-së përveç që mund të vërtetohet përmes akteve juridike, kushtetutës dhe ligjit mundtë vërtetohet edhe në bazë të letrave që ata i kanë prodhuar”, u shpreh Hasani.

Seanca për shqyrtimin e lëndës do të mbahet në ditët në vijim, pas datës 7 dhjetor 2020./Insajderi.com