Kushdo që ka dënime të prera qoftë me burgim, me gjobë apo me kusht në tri vjetët e fundit pavarësisht llojit apo shkallës së dënimit nuk mund të kandidojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt 2021, njofton Insajderi.
Kështu thanë ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani i cili mori pjesë në tryezën e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtës me temën “Kush ka të drejtë të kandidojë në zgjedhje”?
Vendimi i gjykatës Kushtetuese i cili e dërgoi vendin në zgjedhje të parakohshme të cilat do të mbahen më 14 shkurt sipas tyre ka probleme thelbësore dhe probleme serioze që cenojnë edhe sigurinë juridike.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani thotë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk lë dyshime se çdo kush që ka 3 vjet dënim pa marr parasysh shkallës apo dënimit për veprën penale nuk mund të kandidojë në këto zgjedhje./Insajderi.com