Hasani: Nëse deri më 5 maj nuk zgjedhet presidenti bëhemi shtet i dështuar

Hasani: Nëse deri më 5 maj nuk zgjedhet presidenti bëhemi shtet i dështuar

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka deklaruar se nëse nuk zgjidhet presidenti deri më 5 maj, kur bëhen gjashtë muaj nga dorëheqja e Hashim Thaçit nga kjo pozitë, atëherë shteti do të dështojë, transmeton Insajderi.

Sipas tij, Kushtetuta e Kosovës e përcakton që pas Vjosa Osmanit nuk mund të ketë edhe një ushtrues të detyrës së Presidentit të Kosovës.

“S’mund të ketë ushtrues të detyrës së ushtruesit të detyrës”, është shprehur Hasani në Klan Kosova.

Ai ka thënë se edhe një muaj duhet të zgjidhet çështja e presidentit, përndryshe sipas tij, vendi do të kthehet më 17 shkurt 2008.

“Shkatërrohet institucioni i presidentit [nëse nuk zgjidhet presidenti]. S’ka presidencë dhe kapërcehet në vitin zero – në ditën e shpalljes së pavarësisë”.

“Sot nuk ke president. Kushtetuta nuk e thotë që ushtruesi i detyrës së presidentit e nominon mandatarin për formimin e qeverisë. Sot nuk e ke atë që dominon mandatarin. Kur të kapërcen gjashtëmujori, nuk ke më ushtrues detyre dhe ke mbet pa presidenti”.

Ai ka thënë se në këtë rast vendi nuk shkon automatikisht në zgjedhje të reja.

“Jo nuk shkojmë në zgjedhje të reja. Shkuarja në zgjedhje… nuk ke as president dhe je në vitin zero. S’ka kush e mandaton kryeministrin. Me këtë Serbisë i tregojmë se jemi të paqeverisshëm, atë që e kanë thënë gjithmonë. Je shtet i dështuar, nëse nuk keni mundësi t’i konstituosh organet”./Insajderi.com