
Ish kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur pas dështimit që të konsumohet raundi i parë I votimit të presidentit për shkak të mungesës së kuorumit prej 80 votave, njofton Insajderi.
Hasani në emisionin Frontal, ka thënë se kjo seancë pa konsumimin e raundit të parë mund të vazhdojë deri më 5 maj, meqë jemi në rrethana kushtetuese deri atëherë.
Tutje ai ka vazhduar, se nëse edhe deri më 5 maj, kjo çështje nuk zgjidhet, atëherë vendi kalon në rrethana jo kushtetuese, pra krijohet një gjene me sistem paralel.
“Nuk do të ketë as institucione të presidencës, as kuvend e asnjë institucion që të certifikojë zgjedhje tjera”, ka përfunduar Hasani./Insajderi.com