
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, aktualisht ndodhet në veri të Kosovës, kanë thënë burime të KALLXO.com.
Këto burime kanë parë eskortën e Thaçit të kalojë në veri nën përcjellje të shtuar të sigurisë.
Ndërkohë që Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit të shtetit, Hashim Thaçi është parë në një fotografi te liqeni i Ujmanit.
Fillimisht presidenca njoftoi se Hashim Thaçi, i cili gjatë ditës do të jetë në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë në orën 14:00, por sic raportohet ai ndodhet në veri të Mitrovicës.
Madje pritet që së shpejt të mbaj edhe një fjalim. Derisa për sigurinë e tij janë marr masa, atje ndodhet edhe njësia speciale.