Hashim Thaçi nesër do ta mandatojë Albin Kurtin? – Flasin nga Vetëvendosje

Hashim Thaçi nesër do ta mandatojë Albin Kurtin? – Flasin nga Vetëvendosje

Para pak minutash u raportua në media se nesër presidenti Hashim Thaçi do ta thërras liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin, për ta mandatuar për kryeministër, shkruan Gazeta Insajderi.

Mirëpo, deputetja nga radhët e LVV-së, Albulena Haxhiu, i tha Gazetës Insajderi, se nuk janë në dijeni për këtë gjë.

“Jo. Nuk kam info”, është shprehur shkurt Haxhiu për Insajderin.

Ndërsa sipas shkrimeve që po qarkullojnë, thuhet se nesër në orën 11:00 presidenti Thaçi do ta thërras kandidatin për kryeministër që të mandatohet./ Insajderi.com