
Presidenti i shtetit Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllime Kryeministrit Ramush Haradinaj për vdekjen e babait të tij Hilmiut.
Duke shprehur dhimbje për ndarjen nga jeta të Ilmi Haradinajt, Thaçi e përshkruan atë si një burrë të urtë, të matur dhe atdhetar.
“Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Hilmi. Ishte një burrë i urtë, i matur dhe atdhetar i devotshëm, që Kosovës i dha shumë. Baca Hilmi përballoi shumë sfida në jetë. Ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Haradinaj, familjarëve dhe gjithë miqve të tyre. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, ka shkruar ai në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Hilmi. Ishte një burrë i urtë, i matur dhe atdhetar i…
Posted by Hashim Thaçi on Sunday, 17 June 2018