Hashim Thaçi paralajmëron adresim për publikun në orën 20:00

Hashim Thaçi paralajmëron adresim për publikun në orën 20:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar se sot nga ora 20:00 do ta bëjë një adresim publik për media dhe gjithë qytetarët e vendit, njofton Insajderi.

Në njoftimin e tij në Facebook thuhet se do të flas pas kthimit nga Haga.

Presidenti Thaçi, këtë adresim do ta bëjë një ditë pasi është kthyer Haga pas një qëndrimi katër ditor atje, ku u intervistua nga prokurori i Dhomave të Specializuara për krime lufte./Insajderi.com