
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar sot ish rektorin e Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovcin, në 20 vjetorin e vdekjes së tij.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi tha se Statovcin e kujton me konsideratën më të lartë si profesor, pedagog dhe drejtues i Universitetit të Prishtinës në kohët më të vështira të mbijetesës sonë kombëtare dhe politike në fund të shekullit njëzet
“Para njëzet viteve u nda nga jeta rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Ejup Statovci. Me konsideratën më të lartë e kujtoj rektorin Statovci si profesor, pedagog dhe drejtues i Universitetit të Prishtinës në kohët më të vështira të mbijetesës sonë kombëtare dhe politike në fund të shekullit njëzet. Kujtimi për të është i përjetshëm”, ka shkruar më tej Presidenti.