Hashim Thaçi përkujton 37 imamë dëshmorë

Hashim Thaçi përkujton 37 imamë dëshmorë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e ditës së Kurban Bajramit, ka përkujtuar kontributin e 37 imamëve të cilët kanë rënë për kauzën kombëtare nga viti 1989 -1999, njofton Insajderi.

Në postimin e Thaçit në Facebook, thuhet se përkujtohet dhe nderohen imamët dëshmorë të cilët në sajë të atdhedashurisë, sakrifikuan dhe jetën në kauzën e çlirimit të Kosovës nga Serbia.

“Në këtë ditë të veçantë kujtojmë dhe nderojmë imamët dëshmorë. Respektin dhe dashurinë e kishin gjithnjë për atdheun, por për ta mbrojtur dhanë edhe jetën e tyre. Trimëria e tyre është krenari për ne. Sakrifica, ideal i lartë. Ndërsa, kontributi i tyre, liri dhe pavarësi”.

Kleri myslimanë shqiptarë, ka dhënë çdo herë kontribut të jashtëzakonshëm në kauzat kombëtare të shqiptarëve, që nga Rilindja Kombëtare Shqiptare, e deri tek lufta e fundit e Kosovës e cila rezultoi me çlirim dhe pavarësi te vendit./Insajderi.com