Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadrin e rubrikës së tij “Njerëz të paharrueshëm” ka përkujtuar veprën dhe sakrificën e atdhetarit të madh shqiptar, Ukshin Hoti, njofton Insajderi.
Në profilin e tij në Facebook, Thaci e ka vlerësuar lartë kontributin dhe intelektin e Ukshin Hotit, duke thënë se ishte një mendimtar i guximshëm i cili me kohë e kuptoi që lufta është e vetmja alternativë që e sjellë lirinë.
Më pas, presidenti Thaçi, ka përmendur angazhimin e Ukshin Hotit për çështjen kombëtare që nga demonstrata e vitit 1981, ku që nga ajo kohe, Ukshin Hoti e ka theksuar faktin e rëndësishëm që autonomia nuk është e mjaftueshme për Kosovën, por vetëm republika e Kosovës është zgjidhja e vetme./Insajderi.com