Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shtruar sot iftar për nder të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës. Aty nuk ishte prezent kryeministri Ramush Haradinaj e as të tje" />

Hashim Thaçi shtron iftar, por mungon Haradinaj

Hashim Thaçi shtron iftar, por mungon Haradinaj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shtruar sot iftar për nder të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës. Aty nuk ishte prezent kryeministri Ramush Haradinaj e as të tjerë nga kabineti i tij, shkruan Insajderi.
Thaçi ka ftuar kryesinë e BIK-ut si dhe zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli, ndërsa nuk dihet nëse Haradinaj ka marrë ftesë nga presidenti.
“Iftar i shtruar për nder të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës. Zoti ua pranoftë lutjet dhe agjërimin“, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Disa ditë më parë Kryeministri Ramush Haradinaj kishte shtruar iftar për nder të Bashkësisë Islamme. Aty kishte ftuar edhe Presidentin Hashim Thaçi, i cili pak orë më parë e kishte thumbuar me një status në Facebook./Insajderi.com