![Hashim Thaçi transmeton Albin Kurtin live në Facebook-un e tij](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/03/Hasha-1-730x440.png)
Presidenti Hashim Thaçi e kryeministri Albin Kurti, si rrallë herë u bënë bashkë në një manifestim.
“Epopeja e UÇK-së” i bëri bashkë dy kundërshtarët me të mëdhenj të politikës kosovare, të cilët ishin të ftuar në parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, për nderë të 22 vjetorit të rënies së familjes Jashari.
Si zakonisht presidenti i shtetit në secilin eveniment e transmeton live në faqen e tij në rrjetin social Facebook.
Edhe kësaj radhe, Thaçi transmetoi live parakalimin e FSK-së kur përveç tij fjalën e morën edhe kryeministri Albin Kurti e kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani.
Thaçi pavarësisht rivalitetit politik me Kurtin, edhe gjatë fjalimit të tij, kreu i shtetit transmetoi live në faqen e tij në rrjetin social Facebook. /Insajderi.com
Kurti flet në minutën e 38