
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar lart figurës e Hasan Prishtinës, duke njohur kontributet e tij për formimin e Lëvizjen Kombëtare Shqiptare dhe Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, njofton Insajderi.
Presidenti Thaçi, duke përmendur karrierën politike dhe kombëtare të Hasan Prishtinës që nga pozicioni I deputetit në parlamentit Osman e deri në shpalljen dhe mbrojtjen e pavarësisë së Shqipërisë.
“HASAN PRISHTINA, ideologu i Lëvizjes Kombëtare që rezultoi me pavarësinë e Shqipërisë, dha kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen e kombit shqiptar në periudhën më të rëndësishme historike. Si deputet i parlamentit turk u angazhua për të drejtat politike dhe kombëtare. Si strateg ishte në krye të kryengritjeve të viteve 1908-1912. Si atdhetar dhe diplomat nuk u pajtua me copëtimin e tokave shqiptare dhe ngriti zërin në Konferencën e Parisit dhe në Lidhjen e Kombeve, duke denoncuar krimet serbe në Kosovën e pushtuar”.
Thaçi duke vlerësuar kështu figurën e Hasan Prishtinës, është shprehur që është krenar pse sot Universiteti i Prishtinës mban emrin e tij./Insajderi.com