
E la pozitën e kryeministrit për t’u avancuar në një post tjetër shtetëror, që llogaritet si më i larti në vend – në atë të presidentit.
Në Kosovë kjo pozitë më shumë karakterizohet si post ceremonial, për shkak se jemi Republikë parlamentare dhe posti i presidentit nuk ka edhe aq punë në menaxhimin e shtetit. Me kushtetutën e Republikës së Kosovës presidenti është komandant suprem i Forcave të Armatosura të Kosovës (FSK).
Megjithatë, hija e postit të kryeministrit, të cilin e ushtroi për dy mandate, nuk po i hiqet. Presidenti Thaçi shpesh ka ditur ta luajë rolin e kryeministrit edhe pas zgjedhjes së tij si president.
Hiq më larg se dje, ai ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrit e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin tha se janë marrë vesh që të gjitha mosmarrëveshjet të zgjidhen me dialog.
Të paktën disa nga mediet ndërkombëtare siç duket nuk i kanë freskuar të dhënat rreth CV-së së ish-kryeministrit Thaçi. Atij ende i referohen si kryeministër i Kosovës.
Shtëpia e Bardhë, përmes një komunikate, sa ishte për vizitë presidenti Thaçi në Uashington me ftesë të zëvendëspresidentit, Joe Biden, atij iu referua si kryeministri i Kosovës.
“Zëvendëspresidenti, Joe Biden, dje foli me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi”, shkruante në fillim të kësaj komunikate, raporton Insajderi.
Edhe “Deutsche Welle” në një analizë të bërë për zhvillimet e fundit në Kosovë, presidentit Thaçi iu referuar si kryeministër.
“Deklarata e kryeministrit Hashim Thaçi për armatosjen e serbëve në Kosovë, ka çuar sërish tensione rajonale”, shkruante ndër tjera në artikullin e gazetës.
Ngjashëm shkruan edhe agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.
“Deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi pas dialogut në Bruksel tregon se Prishtina nuk është e gatshme apo në gjendje të mbajë fjalën e tij më shumë se dy minuta…”, shkruante ‘Tanjug’.
Në fakt, kryeministër i Republikës së Kosovës është Isa Mustafa. Thaçi dhe Mustafa tashmë kanë përvojë sëbashku në dialog me Serbinë./Insajderi.com