Haskuka i shqetësuar për testimet në identifikimin e COVID-19

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka është shprehur i brengosur me testimet që lidhen me identifikimin e personave të infektuar me COVID-19.

Haskuka i shqetësuar për testimet në identifikimin e COVID-19

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shprehur shqetësimin e tij për mungesen e testimit gjithnjë e në rritje në Kosovë.

2.169 raste me COVID-19 janë raportuar në Kosovë, ndërsa Komuna e Prizrenit konsiderohet në mesin e komunave më të prekura me 216 raste prej të cilave 94 janë aktive.

Në komunën e Prizrenit e kanë humbur jetën pesë persona në përballje me coronavirusin.

Haskuka ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me situatën, ku ka kërkuar kujdes të shtuar.

“Por brengosës është fakti që kohëve të fundit gjithnjë e më shumë kemi raste të identifikuara në klinikat infektive, kurse i atyre të identifikuara nga gjurmimet është duke rënë. Kjo po ndodh për shkak se ka kërkesa të mëdha për teste, ndërkaq numri i testeve që po bëhen nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, për ata që nuk kanë simptome, po zvogëlohet”, ka shkruar ndër tjerash, Haskuka në Facebook. /Insajderi/