Mytaher Haskuka, kryetar i Prizrenit do të shkojë në takimin e thirrur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me kryetaret e komunave – ku temë do të jetë situata me pandeminë COVID-19.
Një burim brenda Komunës së Prizrenit i tha Shqip.com se Haskuka do të marrë pjesë në takim.
Nuk dihet sa do të jetë numri i kryetarëve që do të marrin pjesë në këtë mbledhje emergjente.
Kjo pasi Asociacioni i Komunave të Kosovës iu ka bërë thirrje kryetarëve që ta bojkotojnë këtë takim.
Refuzimi i parë tash veç ka ardhur, Bali Muharremaj, kryetar i Suharekës për Insajderi.com, ka thënë, të martën se “në takim, s’merr pjesë”.
“Unë e zbatoj vendimin e AKK. Normal duhet me ditë cfarë fuqie ka Bord ii Asociacionit të Komunave”, tha shkurt ai.
Për dy ditë në Kosovë kanë vdekur 56 pacientë si pasojë e COVID-19.
Të dielën, kreu i ekzekutivit kishte mbledhur Këshillin për Siguri Kombëtare.
Aktualisht në vend janë duke u aplikuar kufizime anti-COVID, duke përfshirë edhe orën policore. /Insajderi.com