Haskuka ka realizuar 21 nga 49 projektet e premtuara

Haskuka ka realizuar 21 nga 49 projektet e premtuara

Komuna e vetme që qeveriset nga Lëvizja Vetëvendosje, Prizreni – kryetari saj, Mytaher Haskuka, ka përfunduar 21 nga 49 projektet e premtuara.

Një raport i Institutit GAP, ka nxjerrë në pah realizueshmërinë e premtimeve të kryetarëve të komunave të cilat i kanë bërë gjatë fushatës zgjedhore lokale në vitin 2017, njofton Insajderi.

Në ketë raport, thuhet se Haskuka, ka premtuar 49 projekte prej të cilave 21 kanë përfunduar, kur kanë mbetur pak më shumë se një vit deri në zgjedhjet tjera lokale të vitit 2021.

10 projekte janë gjysmë të përfunduara, 14 kanë filluar dhe 4 projekte nuk kanë filluar ende.  /Insajderi.com