fbpx

Haskuka punëson aktivistë të VV-së në komunë – arsyetohet se kanë qenë më të mirët

Haskuka punëson aktivistë të VV-së në komunë – arsyetohet se kanë qenë më të mirët

Për punësim të militantëve të partisë, Vetëvendosje po akuzohet edhe në Prizren. Kreu i kësaj komune, Mytaher Haskuka, ka angazhuar disa aktivit të VV në qendrën e thirrjeve të komunës.

Ai e pranoi një gjë të tillë, por u mundua edhe ta arsyetoj këtë veprim.

“Shumica aty që kanë punuar, kanë punuar në mënyrë vullnetare normal gjatë intervistës kanë pasur avantazh të involvuar më shumë se dy apo tre muaj”, thotë ai për Klan Kosovën

Samir Hoxha nga PDK-ja thotë se për veprimet e Haskukës nuk do të rrinë duarkryq. Kërkon nga komuna që sa më shpejt t’i largoj ata.

“Ne kërkojmë që sa më parë nga komuna e Prizrenit të ndërmarrë ndonjë veprim për t’i tërhequr ata sepse janë duke bërë shkelje flagrante të ligjit për shërbyesit civil”, ka thënë Hoxha.

Haskuka thotë se nuk e ka për qëllim ta militantizoj komunën e Prizrenit por sipas tij ata kanë qenë personat adekuat.