Haskukaj tregon për takimin me Ramadan Mujen

Haskukaj tregon për takimin me Ramadan Mujen

Kryetari i Komunës së Prizrenit nga radhët e Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka ka folur rreth takimit të tij me ish-kryetarin e kësaj komune nga radhët e PDK-së, Ramadan Muja.

“Më tregoi që ka bërë një libër për ata që e vizitojnë komunën e Prizrenit, më njoftoj me të gjitha zyret që janë në hapësirën e Kuvendit Komunal. Pimë nga një kafe, më tregoi edhe disa aspekte pozitive të komunës ku ai ka kontribuar”, ka thënë Haskuka në “Debat D” në RTV Dukagjini.

Ai më tej ka theksuar se do ti vazhdojnë projektet pozitive siç është ndërtimi i bibliotekës së qytetit si dhe shtëpia e pleqve.