Hatim Baxhaku zyrtarizon mbështetjen e Partisë e Ashkalinjve për Integrim dhe Partisë Liberale

Hatim Baxhaku zyrtarizon mbështetjen e Partisë e Ashkalinjve për Integrim dhe Partisë Liberale

Kandidatë për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka njoftuar sot se ka zyrtarizuar mbështetjen e plotë të Partisë e Ashkalinjve për Integrim dhe Partisë Liberale Egjiptiane PLE.

“Prizreni është shembulli më i mirë i bashkëjetesës etnike. Prandaj, bashkë jemi zotuar të punojmë e angazhohemi për ta fituar Prizrenin, ka thënë kandidati i LDK-se për të parin e Prizrenit, me rastin e zyrtarizimit të mbështetjes nga këto dy parti”.

Ai më pas ka shtuar se, ‘fitorja jonë do të jetë fitore e gjithë qytetarëve të Prizrenit. Të gjithë po binden se LDK-ja është ‘forca e vetme e ndëshkimit të abuzuesve me pushtetin e paranë publike, ashtu siç të gjithë po binden se LDK-ja është platforma e vetme e qeverisjes së mirë në katër vitet e ardhshme në Prizren”.

Në fund Baxhaku u shpreh se “së bashku do t’jua rikthejmë Prizrenin qytetarëve prizrenas, do t’ua rikthejmë dinjitetin dhe krenarin e të qenit prizrenas. Ju faleminderit e na priftë e mbara”.