Kryetari i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, thotë se 25 zyrtarë publikë nuk e kanë deklaruar fare pasurinë dhe 28 nuk e kanë deklaruar me arsye, njofton Insajderi.
Havolli thotë se 97.77 për qind e zyrtarëve publikë e kanë deklaruar pasurinë te ky agjencion.
“Jam mbi pesë mijë zyrtarë publik që e kanë deklaruar pasurinë. Këtë herë numri i deklaruesve është më i madh”, ka thënë Havolli.
“25 zyrtarë nuk e kanë deklaruar fare dhe 28 nuk e kanë deklaruar me arsye. Ka që janë të sëmurë dhe paraburgim dhe për atë arsye e kemi bërë “me arsye”, ka thënë ai.
Havolli ka thënë se të dhënat e publikuara këtë të hënë, janë të vlefshme për vitin 2020.
“95 raste janë me kallëzim penal. Te 800-900 zyrtarë bëhet kontrolli dhe 500 zyrtarë kanë gabime teknike. Nuk ka të bëjë me fshehje të pasurisë”. /Insajderi.com