Ish-kryeshefi i PTK-së, Shyqyri Haxha, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ndaj tij, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”, njofton Insajderi.
Me anë të një postimi në Facebook, Haxha ka thënë se ndërprerja e kësaj kontrate është bërë nga ish-ministri Ahmet Shala.
“Kjo kerkese e menaxhmentit te PTK-se dhe bordit te PTKs nga ana e Ahmet Shales u injorua me qellim apo me dashje nuk e di, por nderprerja eshte bere nga ministri i cekur bashk me qeverin ne emer te privatizimit te deshtuar. Pra faji kryesor i nderprerjes se kesaj kontrate jane ata qe demtuan PTK ne vazhdimesi me vendime strategjike te demshme per PTKn”, ka shkruar Haxha.
Lidhur me lajmin e publikuar ne media ky eshte qendrimi im:
Dukumetet me fakte jane ne arkive te PTK-se ku zyrtar…Posted by Shyqyri Haxha on Wednesday, October 21, 2020
Sipas aktakuzës, i pandehuri, më 16.04.2010, në cilësinë e personit përgjegjës-Kryeshefit Ekzekutiv të Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (PTK), me dashje dhe me qëllim që të shkaktojnë dëm material, duke vepruar në kundërshtim me autorizimet e tij ligjore dhe duke mos marrë aprovimin nga aksionari – Qeveria e Republikës së Kosovës, ka lidhur kontratë për faturim të ri me ç’rast i shkaktuar humbje në shkallë të madhe PTK-së, ngase e njëjta me kërkesë të Aksionarit të datës, 14.05.2010 e ka shkëputur njëanshëm kontratën dhe është detyruar të paguajë shumën prej 9,000,000,00 euro (nëntë milionë euro) si dhe shpenzime tjera të cilat janë bërë lidhur me shkëputjen e kësaj kontrate, shumë e përgjithshme në vlerë prej 9.891.022,81 euro, (nëntë milion e tetëqind e nëntëdhjetë e një mijë, e njëzetë e dy euro e tetëdhjetë e një centë).
“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Insajderi.com