Haxhi Avdyli: Ku janë strukur Mustafa, Veliu e Hoti

Haxhi Avdyli: Ku janë strukur Mustafa, Veliu e Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka pyetur të hënën se ku janë “strukur”, Isa Mustafa, Agim Veliu e Avdullah Hoti.

Këto komente ai i bëri pasi LDK ende nuk ka të nominuar për kryeministër.

“Pse LDK ka kryeministër e ska kandidat për Kryeministër”, tha Avdyli.

Avdyli shtoi se “Isa Mustafa , ka shëndet ta udhëheq LDK-në, ti udhëheq negociatat para kamerave e prapa perdeve për koalicione, emërime e shkarkime, por ska shëndet me dalë në zgjedhje”.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kishte thënë javën e kaluar se nominimi i kandidatit për kryeministër nga LDK është çështje ditësh. /Insajderi.com

 

Pse LDK ka kryeministër e ska kandidat për Kryeministêr?
Ku janë strukur Isa Mustafa, Agim Veliu e Avdullah…

Posted by Haxhi Avdyli on Sunday, 27 December 2020