Haxhi Avdyli thotë se edhe tre anëtarë të LDK-së i janë bashkuar Vjosa Osmanit

Haxhi Avdyli thotë se edhe tre anëtarë të LDK-së i janë bashkuar Vjosa Osmanit

Deputeti Haxhi Avdyli ka bërë të ditur se tre zyrtarë komunal të Lidhjes Demokratike të Kosovëës në Malishevë i janë bashkuar Vjosa Osmanit, e cila pritet të formojë një parti të re, me të cilën do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, Avdyli ka thënë se Kryesuesi i Asamblesë Komunale në Malishevë, Rrahim Morina bashkë me dy asambleistë të LDK-së i janë bashkuar “kauzës së ndryshimit”.

“Kryesuesi i asamblesë komunale në Malishevë Rrahim Morina , njëherësh kryetar i nëndegës së LDK-së Astrazub, asambleisti Valon Krasniqi  , kryetar nëndege në Bardh dhe Arlind Morina asambleist i bashkohen kauzës sonë të ndryshimit. Vazhdojmë…”, ka shkruar Avdyli në llogarinë e tij zyrtare në Facebook./Insajderi.com