Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shala, ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti e ka ditur për emërimin e djalit të tij si konsull në Pragë, njofton Insajderi.
Kryeministri Hoti më herët tha në emisionin Pressing se nuk ka pasur njohuri për emërimin e tij.
Shala në emisionin DPT te Fidani, ka thënë se “për fatkeqësinë e vendit po del që në këtë vend të mos funksionojnë institucionet. Nuk ka mundësi që Hoti të mos e dinte për emërimin e djalit im në Pragë”.
Më pas ai ka shpjeguar se “duhet vetë nënshkrimi i Hotit duhet që të emërohet një konsull”.
Më pas shala ka thënë se ”për fat të keq nuk po funksionojmë si shtet. Kryeministri e ka nënshkruar pasi kështu shkon zinxhiri i vendimmarrjes. Por mirë që ndodhi kjo fatkeqësi që të shihet se nuk po funksionojmë si shtet”, ka përfunduar Shala./Insajderi.com