Haxhi Shala, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka folur rreth ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale, në cilësinë e të dyshuarit, njofton Insajderi.
Gjatë një interviste për KlanKosova, Shala ka thënë se “në aktakuzë nuk specifikohet se për çka do të intervistohet, por dyshimet janë për veprimtarinë time për periudhën janar 1998 – dhjetor 2000”.
Shala më pas ka thënë se do ti përgjigjet ftesës, dhe se beson në pafajësinë e tij dhe të cdo ushtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Haxhi Shala, është në mesin e figurave të njohura të UCK-së që tashmë ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale që të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit./Insajderi.com