Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haxhi Shala, do të niset sot për në Hagë me ftesë të Gjykatës Speciale.
Këtë lajm e ka bërë publik, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj.
“Haxhi Shala nesër udhëton për Hagë! Ai ishte emër që bëri histori në luftën e UÇK-së! Ne jemi me te në këtë betejë”, ka shkruar ai.
Dhomat e Specializuara përpos ftesave për ish-pjesëtarë të UÇK-së kanë filluar edhe arrestimet, së fundi ishin ato të 25 shtatorit ku u arrestuan krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Insajderi.com