
Haxhi Shalës intervistimi në Speciale i ka zgjatur vetëm 15 minuta, njofton Insajderi.
Shala vetë nuk është deklaruar për media, por një përcjellës i tij, i cili ka udhëtuar bashkë me deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Hagë, ka shkruar në Facebook se intervista zgjati vetëm 15 minuta.
Duke ironizuar, ai ka shkruar se “u kry edhe kjo punë, intervista ma e gjatë në Gjykatën Speciale 15 minuta”.
Shala është një nga ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai më parë ishte deputet i Nismës Socialdemokrate dhe gjatë këtij legjislaconi kaloi në radhët e AAK-së./Insajderi.com