Haxhi Shala përfundon intervistimin në Speciale për “15 minuta”

Haxhi Shala përfundon intervistimin në Speciale për “15 minuta”

Haxhi Shalës intervistimi në Speciale i ka zgjatur vetëm 15 minuta, njofton Insajderi.

Shala vetë nuk është deklaruar për media, por një përcjellës i tij, i cili ka udhëtuar bashkë me deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Hagë, ka shkruar në Facebook se intervista zgjati vetëm 15 minuta.

Duke ironizuar, ai ka shkruar se  “u kry edhe kjo punë, intervista ma e gjatë në Gjykatën Speciale 15 minuta”.

Shala është një nga ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai më parë ishte deputet i Nismës Socialdemokrate dhe gjatë këtij legjislaconi kaloi në radhët e AAK-së./Insajderi.com

Haxhi Shala ftohet nga Specialja si i dyshuar – Lajmi.net