Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shala, ka folur për votën e tij të shumë përfolur për Qeverinë Hoti.
Në emisionin DPT te Fidani, Shala ka thënë se “unë nuk kam dhënë votë për Hotin, por për dy miq të mi që me kanë ardhur në shtëpi”, duke aluduar për Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinaj, njofton Insajderi.
Shala ka folur më pas për qeverisjen aktuale për të cilën thotë se “nuk është i kënaqur me qasjen me kryeministrit Avdullah Hoti”.
“Me veprimet e fundit, Hoti ka bërë hapa mbrapa, e ka thyer dialogun aty ku e kishte filluar në vitin 2011, atë kohë Hashim Thaçi”, ka shtuar Shala.
Në fund, Shala ka thënë se “për të dal nga kjo situatë, duhet të ulën përsëri partneret e koalicionit dhe Hoti të kthehet mbrapa, përndryshe ndërrohet kryeministri”./Insajderi.com